Një video e papublikuar më parë sjell pamje të rralla nga vitet e pasluftës, ku Çlirim Haziri, atëherë ende fëmijë, shihet duke marshuar së bashku me vëllain e tij, Shqiprimin, përkrah Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Liburn Aliut dhe figurave të tjera të asaj kohe.
Çlirimi është djali i heroit Xhavit Haziri, i cili vazhdon të jetë në listën e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.
Pamjet marrin një domethënie të veçantë sot.
Atëherë, ende fëmijë dhe me plagën e mungesës së babait, Çlirimi marshonte bashkë me Hashim Thaçin. Sot, më shumë se dy dekada më vonë, ai marshon për Hashim Thaçin dhe shokët e tij, duke qenë njëri prej organizatorëve të protestave që po mbahen çdo mbrëmje në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

