Dy vajza shihen duke ushtruar dhunë fizike ndaj një bashkëmoshatareje, ndërsa një vajzë e katërt filmon të gjithë ngjarjen me telefon.

Videoja, e cila është regjistruar brenda ambienteve të një banese në qytetin e Fierit, tregon vajzën e mitur teksa goditet vazhdimisht me shuplaka dhe grushte. Dhuna përshkallëzohet edhe më tej, pasi viktima tërhiqet zvarrë prej flokësh, ndërsa në një moment dy vajzat e kapin njëkohësisht nga flokët dhe e tërheqin në drejtime të kundërta.

Pamjet janë tronditëse dhe dëshmojnë një nivel të lartë agresiviteti, ndërsa personi që filmon nuk ndërhyn për të ndaluar dhunën, por vazhdon ta regjistrojë të gjithë skenën.