Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Panairi i Librit, Kurti: Inteligjenca rrjedh nga libri

GD
Gazeta Demos14 qershor 2025 në 16:58
Panairi i Librit, Kurti: Inteligjenca rrjedh nga libri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti theksoi rëndësinë e librit në përkujtim të 25-vjetorit të Panairit të Librit në Prishtinë, duke cituar moton e këtij edicioni: “Inteligjenca rrjedh nga libri”. Ai nënvizoi se libri është mjeti kryesor i një shoqërie të hapur, që sjell liri shpirtërore dhe mendore .

Panairi këtë vit shënon edhe përvjetorë të rëndësishëm, përfshirë 100 vjetorin e lindjes së Martin Camajt, 150 vjetorin e Faik Konicës, 200 vjetorin e Pashko Vasës dhe 400 vjetorin e Pjetër Bogdanit.

Me rreth 2000 tituj të rinj dhe gjithsej 6000 tituj nga rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, kjo ngjarje rifreskon krijimtarinë letrare dhe përvojat e lidhura me librin.

Kurti ftoi të rinjtë që të shfletojnë dhe shfrytëzojnë pasurinë e librave, duke theksuar se “krijimtaria dhe fuqia e mendimit të artikuluar në faqet e një libri, prek horizonte e thellësi të reja ndjenje e ndjeshmërie, dije e vetëdije të cilat inteligjenca artificiale mundet vetëm t’i lakmojë”.

Më shumë nga Lajme

  • 08:15Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trump për bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosovën e Shqipërinë
  • 08:12Sot do të ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë
  • 08:05Rinia e PDK-së me aktivitet sot para Qeverisë
  • 07:58Parashikimi i motit për të dielën, 23.08.2026
  • 07:55Aleanca me aktivitet simbolik para Qeverisë