Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Para pesë vitesh propozova…”- Limaj pas protestës thotë se Kuvendi dështoi në monitorimin e Speciales

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 20:27
“Para pesë vitesh propozova…”- Limaj pas protestës thotë se Kuvendi dështoi në monitorimin e Speciales

Fatmir Limaj, deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Kuvendi i Kosovës s’e ka kryer punën e vetë për monitorimin e Gjykatës Speciale.

Limaj e deklaroi këtë përmes ‘Facebook’-ut pas pjesëmarrjes në protestën që kundërshtonte padrejtësitë e Gjykatës Speciale. Limaj tutje shtoi se ka propozuar një institut të pavarur për monitorim profesional të kësaj gjykate.

“ Kosova kërkon drejtësi dhe nuk kerkojne asgje me shumë se të vërtetën dhe barazi para ligjit! Fatkeqësisht, Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Para pesë vitesh, u kam propozuar grupeve parlamentare që Parlamenti i Kosovës të shfrytëzojë mundësinë për të kontaktuar institute të pavarura dhe të specializuara, të cilat ofrojnë monitorim profesional.

Këto institute, të njohura në fushën e drejtësisë ndërkombëtare, kanë përvojë të jashtëzakonshme në raste të ngjashme që janë monitoruar më parë në Hagë. Një institut i monitoruar nga Parlamenti do ta kishte rritur besueshmërinë dhe transparencën e punës së Gjykatës dhe do të ndihmonte në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të të akuzuarve atje.

Si atëherë, ashtu edhe sot, besoj se kjo ka qenë dhe mbetet rruga e vetme përmes së cilës një shtet serioz angazhohet me përgjegjësi në mbrojtjen e të drejtave të veta, të cilat rrezikojnë të përmbyten ”, theksoi mes tjerash Limaj.

Më shumë nga Lajme

  • 12:01“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës
  • 11:39“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Tërnava: Të ndalen fushatat që synojnë të njollosin BIK-un
  • 11:27Lladrovci: Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në
  • 11:17Ministria sqaron transferimin e Bekim Hoxhës nga AUV-i në Agjencinë Pyjore
  • 10:59Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Urën e Ibrit: Po e ndryshojmë pozicionimin, të gatshëm për t’u përgjigjur nëse nevojitet