Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje të dendura shiu sot dhe nesër me intensitet të lartë në disa zona të vendit.
Sipas IHMK-së, këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara.
“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara. Ekipet tona të terrenit po monitorojnë situatën dhe janë të përgatitura të ndërhyjnë sipas nevojës”, thuhet në njoftim.
IHMK bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh, dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit.