Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Paralajmërimi i fortë i Lavrov për SHBA: Nëse jepni raketat, dëmet do jenë kolosale

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 08:28
Paralajmërimi i fortë i Lavrov për SHBA: Nëse jepni raketat, dëmet do jenë kolosale

Një ditë përpara vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të takohet me Donald Trump, Moska ka lëshuar një paralajmërim të fortë lidhur me furnizimin e mundshëm të Kievit me raketa amerikane të llojit Tomahawk.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, në një intervistë të dhënë së fundmi, reagoi ndaj komenteve të Presidentit Trump për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Sipas Lavrov, çdo hap drejt dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi do të përbënte një përshkallëzim serioz të konfliktit dhe do të sillte pasoja të rënda në marrëdhëniet ruso-amerikane.

“Ai pranoi se do të ishte një përshkallëzim, dhe shumë serioz. Në atë rast, Ukraina nuk do të ketë më të bëjë fare me të. Kjo thjesht do të shkaktojë dëme kolosale në perspektivat për normalizimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe në përpjekjet për të thyer bllokimin e plotë në të cilin këto marrëdhënie janë futur nga administrata e Joe Biden,” deklaroi Lavrov.

Një ditë më parë, Trump u shpreh se ishte i zhgënjyer nga presidenti rus Vladimir Putin, por pavarësisht kësaj, nga Shtëpia e Bardhë është nënvizuar se Presidenti mbetet optimist për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Më shumë nga Lajme

  • 09:55Kosova dhe Shqipëria të parat që pajisen nga SHBA-ja për misionin në Gazë
  • 09:32Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës
  • 09:25Grabitet një shtëpi në Leposaviq, vidhen 12 mijë euro, 40 mijë dinarë e ari, policia kap tre të dyshuar, i katërti në arrati
  • 09:13KEK: Njësia A4 rikthehet në operim
  • 09:10U përfshi në aksident, motoçiklisti nuk ndalet - goditi policinë dhe një veturë