Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda pesë viteve të ardhshme , ka paralajmëruar shefi i aleancës ushtarake perëndimore në një deklaratë të bërë gjatë vizitës së tij në Berlin.
“Rusia tashmë po rrit fushatën e saj të fshehtë kundër shoqërive tona,” tha Mark Rutte në një fjalim në Gjermani.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për shkallën e luftës që kanë përjetuar gjyshërit ose stërgjyshërit tanë” – tha ai.
Ai përsëriti deklaratat e ngjashme të bëra nga agjencitë perëndimore të inteligjencës për qëllimet e Rusisë, të cilat Moska i hedh poshtë si histeri.
Paralajmërimi i Rutte-s vjen ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet t’i japë fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, i nisur në shkurt 2022.
Më herët këtë muaj, presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij nuk planifikon të shkojë në luftë me Evropën, por është “i gatshëm menjëherë” nëse Evropa e dëshiron – ose e nis një luftë.
