Nju Jorku ka shpallur ndalim të përkohshëm të qarkullimit për shkak të një stuhie të fuqishme bore që pritet të godasë qytetin e madh me tetë milionë banorë.
Kryetari i qytetit, Zokhran Mamndani, njoftoi se ndalimi do të hyjë në fuqi nga ora 21:00 e së dielës deri në mesditë të së hënës, duke paralajmëruar se rrugët, autostradat dhe urat do të jenë të mbyllura për qarkullimin, me përjashtim të udhëtimeve emergjente dhe të domosdoshme.
“Qyteti nuk ka përjetuar një mot kaq të rëndë për dhjetë vitet e fundit,” tha Mamndani, duke u bërë thirrje banorëve të shmangin çdo lëvizje jo të nevojshme.
