Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos1 mars 2026 në 19:20
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Një tentativë për futjen e kontrabandës është parandaluar sot rreth orës 13:30 në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kontrabanda dyshohet të jetë hedhur nga jashtë perimetrit të institucionit, duke rënë në hapësirën e brendshme të qendrës.

Zyrtarët korrektues kanë reaguar menjëherë duke siguruar zonën dhe duke zhvilluar një kontroll të detajuar në hapësirën e shëtitjes. Gjatë kontrollit janë gjetur tri pako të dyshimta, brenda të cilave ndodheshin pesë telefona mobilë me kabllo.

Pakot janë konfiskuar dhe dokumentuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka nisur veprimet e nevojshme hetimore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se mbetet i përkushtuar në forcimin e masave të sigurisë dhe në parandalimin e çdo përpjekjeje për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese

mitrovice

Më shumë nga Lajme

  • 11:34“Liria ka Emër” thërret qytetarët në protestën e sotme: “Bac s’u kry!”
  • 11:32Ronaldos i merret numri 7 te Portugalia, ja kush e merr fanellën e tij
  • 11:18Prizreni voton unanimisht Deklaratën për aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
  • 11:16Meliza Haradinaj: Kosova të kërkoj nga Von der Leyen një Gjykatë Speciale për Serbinë
  • 10:58Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit