Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Parashikimi i motit për sot: Vranët e reshje shiu, në viset malore pritet borë

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 07:36
Parashikimi i motit për sot: Vranët e reshje shiu, në viset malore pritet borë

Përgjatë ditës së martë, po mbetet mot kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu kohëpaskohe. Më të theksuara parashihet të jenë në perëndim të vendit.

Viseve më të larta malore patjetër që reshjet do të jenë në formë dëbore. Në aspektin termik temperaturat do të jenë më të larta mbi mesataret për këtë periudhë kohore.

Minimalet zbresin në 5C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 10C e 12C. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s, në lindje të vendit me hove deri në 15m/s.

Ditën e mërkurë, masa më të ftohta ajrore fillojnë të shtrihen gradualisht mbi vendin tonë, duke shndërruar reshjet e shiu në dëbore deri në mbrëmje. Ndërkohë në disa pjesë të vendit ekziston mundësia që të kemi shi të akullt, që mund të jetë mjaft i rrezikshëm për pjesëmarrësit në trafik, por edhe për këmbësorë.Temperaturat zbresin në 7C e 1C, deri nga mbrëmja.

Të enjten ditë e akullt, me vransira e reshje dëbore kohëpaskohe. Maksimalet zbresin në -1C. Të premten po paraqiten kushte për intervale me diell, ndërkohë që minimalja zbret në -6C.

Ditën e shtunë sërish rikthehen të reshurat. Së pari shiu, e më vonë me rënie të temperaturës shndërrohen në dëborë. Erërat frynë drejtimesh të ndryshme. Të enjten të lehta dhe mesatare 4-10m/s nga verilindja, prej ditës së premtë juglindore 4-8m/s, njofton Mendimi për Motin.

Moti

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona