Gazetari Parim Olluri duke komentuar fotografinë e publikuar në rrjete sociale, ku shkruhet që kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka nisur fitnesin, tha se ky veprim tregon që “Kurti nuk është në disponim të mirë”.
Olluri në Pressing në T7, tha:
“Ky (Albin Kurti), po shihet që nuk është në disponim të mirë, ja ka nis edhe fitnesit me hjek stresin me kalu sa ma mirë takimin e Vjosës me Trumpin. Tash ndoshta del edhe në natyrë me ecë pak…”, tha Olluri në Pressing.
