Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka deklaruar se është kundër dorëheqjes së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke theksuar se partia funksionon mbi baza demokratike dhe se vendimet merren nga organet e saj.
Guri ka theksuar se asnjë vendim i marrë nga Abdixhiku nuk është bërë pa konsultim dhe dakordim me Kryesinë e LDK-së, ndërsa përgjegjësia për rezultatin zgjedhor, sipas tij, është e përbashkët.
“Ndonëse të gjithë kemi përgjegjësi të përbashkët për rezultatin e LDK-së, kryetari duhet të marrë edhe përgjegjësinë kryesore mbi vete për rezultatin e treguar,” ka deklaruar Guri.Ai ka bërë të ditur se më 31 janar do të mblidhet organi më i lartë i partisë, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit dhe çështjet kyçe për LDK-në.
