Raportet mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duket se nuk janë më të njëjtat si në fillim.
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Paris Guri, i cili ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për Lumir Abdixhikun pas zhvillimeve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për kryetarin e Prishtinës në një intervistë në emisionin Kosova Live në T7.
Sipas Gurit, ishte Abdixhiku ai që e solli Përparim Ramën në Prishtinë në një kohë kur, sipas tij, ai nuk njihej nga qytetarët. Ai shtoi se të dy fitoret e Ramës në zgjedhjet lokale kanë ardhur falë mbështetjes së LDK-së.
“E ka kandidu z. Abdixhiku kur në atë kohë Përparim Rama ka qenë i panjohur në Prishtinë. Me ndihmën e LDK u zgjodh kryetar edhe në 2021 edhe në 2025. Me ndihmën e LDK-së i ka rifitu zgjedhjet në vitin 2025”, ka deklaruar Guri.
