Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Paris Guri: Natyrisht që Osmani do të jetë pjesë e LDK’së, Feride Rushiti ishte imponim për t’u zgjedhur presidente

GD
Gazeta Demos1 maj 2026 në 19:29
Paris Guri: Natyrisht që Osmani do të jetë pjesë e LDK’së, Feride Rushiti ishte imponim për t’u zgjedhur presidente

Ish-deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka folur për përpjekjet e partisë së tij për të mbështetur një kandidat konsensual për president të Kosovës. Sipas tij, LDK-ja kishte dorëzuar nënshkrimet dhe ishte e gatshme të mbështeste kandidatin e propozuar fillimisht në mënyrë konsensuale.

“Ne kemi qenë të hapur për një marrëveshje politike dhe t’i dorëzojmë 15 nënshkrimet tona për të zgjedhur presidentin e vendit. Por partia në pushtet nuk ka pasur interes për një zgjidhje konsensuale dhe ka preferuar që vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Guri.

Ai ka shtuar se vendosja e zonjës Rushiti në proces ka qenë një surprizë dhe një “imponim në orët e fundit” për të penguar zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Sipas Gurit, nënshkrimet për Vjosa Osmanin dhe përkrahja e saj ndërkombëtare kanë qenë thelbësore, ndërsa sjellja e LVV-së tregon seriozitet të ulët për zgjedhjet.

“LDK i ka deponuar, i ka dorëzuar nënshkrimet, ka qenë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në disa takime me Albin Kurtin, ka qenë i hapur për votat e LDK-së për të dorëzuar për në mbështetje të një kandidati, fillimisht konsensual. Ne kemi qenë të hapur për një marrëveshje politike t’i dorëzojmë 15 nënshkrime tona dhe të zgjidhet presidenti i Kosovës. Nuk i duheshin një palë zgjedhje Kosovës, partia e cila është në pushtet tash e një kohë nuk ka interes dhe ka qenë e interesuar jashtëzakonisht shumë që vendi të shkojë në zgjedhje kemi ardhur deri në këtë moment deri qitash…Zonja Rushiti ka qenë imponim në orët e fundit, ajo është vendosur aty për mos me u zgjedh presidente, atë e ka ditë edhe Rushiti, Kurti e gjithë deputet e LVV-së, ka dështuar zgjedhja e presidentit konsensual. Emri i Rushitit ka qenë befasim përveç Albin Kurtit, për arsye se nuk e kanë ditë”

“Ne kemi thënë i kemi 15 nënshkrime për Vjosa Osmanin, Agim Bahtirit me ia dhënë 15 nënshkrime a? Vetë sjellja që e kanë dërgua Agim Bahtirin me shkua me i marr nënshkrimet tregon shumë sa seriozisht e kanë pas për zgjedhjet për presidentin. Shqetësimi jonë ka qenë që presidenti në asnjë mënyrë mos të jetë zgjatim i Qeverisë. Vjosa Osmani me Bashkësinë Ndërkombëtare, me raportet e saj me ShBA-të ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme dhe e shëndetshme, kjo ka qenë e kundërta e Albin Kurtit”, ka deklaruar Guri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

I pyetur se a do të jetë Vjosa Osmani pjesë e LDK-së, ky i fundit e pohoi se ish-presidentja e Kosovës do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ashtu siç tha edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me ish-presidenten që lajme të mira po priten që shumë shpejt ndodhin…Natyrisht që Vjosa Osmani do të jetë pjesë e LDK-së, absolutisht që do të mirëpritet”, deklaroi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media