Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas 27 vjetësh, identifikohen mbetjet mortore të të zhdukurit Masar Dushit

GD
Gazeta Demos26 shkurt 2026 në 10:27
Pas 27 vjetësh, identifikohen mbetjet mortore të të zhdukurit Masar Dushit

Janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Masar (Imer) Dushit, i cili ishte zhdukur gjatë Masakrës së Kralanit në prill të vitit 1999.

Ai ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe dhe për 27 vjet konsiderohej i zhdukur.

Një familjar i tij, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se varrimi për të do të mbahet më 27 shkurt 2026, në ora 14:00, në varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë të Klinës, ndërsa homazhet do të zhvillohen më parë, në ora 11:00, në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

“Prehu i qetë në Kosovën e lirë pranë dajës Xhevdet dhe dajës Shefqet, aty ku kujtimi dhe dashuria jonë do t’ju rrethojnë përjetësisht.

LAVDI!”, shkruhet në njoftim.

Të zhdukurit

Më shumë nga Lajme

  • 20:37Qytetari lëndohet në protestë, dyshohet se u godit në kokë nga gazi lotsjellës i Policisë
  • 20:33Momenti kur polici shkrep me shokbombë para këmbëve të pro'testuesve për t'i larguar
  • 20:30Greiçevci nga ekipi i mbrojtjes së Thaçit: LDK e para do duhej ta kundërshtonte aktgjykimin, u futë në mesin e kundërshtarëve të pavarësisë
  • 20:28Sërish hidhet gazlotsjellës, në shesh ku po protestohet ka edhe familje me fëmijë
  • 20:22Protesta, Policia del me njoftimin e fundit