Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen pronën në veri të Mitrovicës: U rikthyem në rrënjët tona

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 08:49
Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen pronën në veri të Mitrovicës: U rikthyem në rrënjët tona

Pas tri dekadash pritje, familja Onbashi ka arritur të kthejë në pronësi dhe posedim banesën e saj në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Sot, më 16 korrik 2025, pas një periudhe prej 30 vitesh uzurpimi të padrejtë, familjes sonë i është kthyer në pronësi dhe posedim banesa në pjesën veriore të Mitrovicës,” tha për RTKlive pronari Seid Onbashi.

Ai u shpreh se rikthimi në banesë është një ndjenjë e veçantë.

“Pas 30 viteve pritje, u rikthyem në banesën tonë në veri të Mitrovicës. Një ndjenjë e veçantë, aty ku kaluam fëmijërinë, aty ku ruhen kujtimet më të çmuara. Nuk është thjesht një banesë, është kthimi në rrënjët tona. E drejta triumfoi”, deklaroi ai.

Onbashi theksoi rolin e nënës së tij gjatë gjithë kësaj periudhe. “Nëna ishte ajo që asnjëherë nuk u dorëzua”, tha ai.

Seidi falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces. “Falënderoj Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe udhëheqësin e saj në Mitrovicë, Erblin Macula, Policinë e Kosovës dhe avokatin Ubejd Gashi”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 20:32Musliu-Shoshi: Kosova dhe Shqipëria duhet të veprojnë bashkë!
  • 20:25Shehu pas kërcënimit ndaj turistëve: Ftoj organet e rendit ta zbardhin rastin
  • 20:24Paralajmërimi për Kosovën: Vendimi i speciales me pasoja në diplomaci
  • 20:10Ende pa filluar protesta, qindra qytetarë mblidhen në shesh
  • 20:02Deri në fund të vitit pritet të vendosen kamera të sigurisë në të gjitha parqet publike