Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në dispozicion do të ketë edhe një anti-tank tjetër të sofistikuar, nga një shtet i fuqishëm, anëtar i NATO-s.
Burime të TV Dukagjini, brenda Ministrisë së Mbrojtjes e kanë konfirmuar se anti-tanku gjerman, “Panzerfaust 3” shumë shpejt do të jetë në duart e ushtrisë sonë.
Të gjitha proceduart me Gjermaninë janë përmbyllur dhe gjatë janarit ose muajit shkurt në vitin që po hyjmë, anti-tankët e parë gjermanë pritet të arrijnë në Kosovë.
Sa do të jetë numri i tyre nuk dihet, por për që janë shumë të fuqishme dhe shumë të rëndësishme në botën ushtarake as që ka dyshim.
Anti-tanku, “Panzerfaust 3” mund të bartet lehtë në duar nga secili ushtar i përgatitur për përdorim.
Anti-tanku aktiviziohet nga një person e cili e bartë armën në duar, dhe për të qindtën e sekondës shkatërron mjete të blinduara si tanke moderne, mjete luftarake këmbësorie dhe automjete të blinduara luftarake, bunkerë, fortifikime, ndërtesa e infrastrukturë ushtarake.
