Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 15:09
Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu, ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të kësaj partie. Kryeziu ka thënë se kërkesa e tij në gjetjet që, sipas tij, kanë dalë nga procesi i deritanishëm i rinumërimit të zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Përshëndetje miq, unë sot kam paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë nuk bazohet në supozime apo pakënaqësi me rezultatin e zgjedhjeve, por në fakte të konfirmuara nga vetë procesi i rinumërimit të zhvilluar nga KQZ”, ka shkruar ai.

Kryeziu tha se rinumërimi i 185 vendvotimeve ka nxjerrë në pah, sipas tij, pasaktësi në numërimin fillestar, duke shtuar se nga ky proces atij i janë shtuar 589 vota.

“Rinumërimi i vetëm 185 vendvotimeve, që përfshin rreth 3.52% të votave të PDK-së, dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar. Edhe në këtë mostër të kufizuar, më janë shtuar 589 vota që nuk i kisha më parë. Duke u bazuar në këtë fakt, i bie 11.3% e votës së PDK-së, që i bie të kem mbi 22 mijë vota, andaj çdo votë ka rëndësi dhe çdo pasaktësi mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar”, ka deklaruar ai.

Sipas Kryeziut, vetëm një verifikim i plotë i të gjitha votave të kandidatëve të PDK-së mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka marrë mbështetjen e qytetarëve.

“Për këtë arsye kam kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në rinumërimin e deritanishëm. Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që ankesa e tij të trajtohet në mënyrë të paanshme nga PZAP-i, duke vlerësuar se integriteti i procesit zgjedhor varet nga transparenca dhe saktësia e numërimit

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 09:10U përfshi në aksident, motoçiklisti nuk ndalet - goditi policinë dhe një veturë
  • 09:06Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
  • 09:02Nën ndikim të alkoolit, një person dëmton dyert dhe reflektorët e një kishe në Prizren
  • 09:01“Mos u shqetësoni”, Prishtina teston sot alarmin publik
  • 08:54Situata në veri e qetë dhe stabile, por ende delikate