Pak ditë pasi kurorëzoi dashurinë e tij me Marigonën, Shaban Gola i ri ka vizituar varrin e xhaxhait të tij, dëshmorit Shaban Golaj, ku ka bërë një homazh të veçantë, të shoqëruar me një dedikim emocionues.

Ai kujton sakrificën e xhaxhait dhe të bashkëluftëtarëve të tij, duke theksuar se liria që gëzon sot Kosova është rezultat i gjakut të derdhur nga ata që dhanë jetën për atdheun.

“Pak ditë më parë kurorëzova dashurinë time me Marigonën në Kosovën e lirë, ashtu siç e keni ëndërruar gjenerata e gjenerata. E përqafova gruan time si një shqiptar i lirë, në një Kosovë të lirë – diçka që ndoshta nuk do të ishte kurrë e mundur pa ty dhe shokët e tu të rënë”, shkruan ai.