Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas më shumë se 27 vitesh, identifikohet njëri nga 10 pjesëtarët e familjes Mëziu të zhdukur nga Marina e Skenderajit

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 09:17
Pas më shumë se 27 vitesh, identifikohet njëri nga 10 pjesëtarët e familjes Mëziu të zhdukur nga Marina

Një lajm i shumëpritur ka ardhur për familjen Mëziu nga Marina e Skenderajt, e cila prej më shumë se 27 vitesh ka pritur për fatin e 10 pjesëtarëve të familjes të zhdukur në kuadër të “Grupit të Intelektualëve”.

Sipas njoftimit të bërë nga një familjar, është identifikuar babai i tyre Salih Mëziu.

Familjarët kanë bërë të ditur se, ndonëse identifikimi sjell një përgjigje pas shumë vitesh pritjeje, dhimbja mbetet e madhe.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë e miq,

Ju njoftojmë se njëri nga 10 pjesëtarët e familjes Mëziu, nga Marina e Skenderajt, të zhdukur në kuadër të “Grupit të Intelektualëve”, është identifikuar. Ai është baba Salih Mëziu.

Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje, kjo është një përgjigje e dhimbshme, por njëkohësisht e shumëpritur. Për kaq gjatë kemi jetuar me ankthin, shpresën dhe dhimbjen e pritjes, duke mos ditur se ku prehej i baba ynë.

Sot, edhe pse kemi marrë një përgjigje, zemrat tona mbeten të thyera.

Ne vazhdojmë të presim identifikimin edhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes sonë, me shpresën që, pas kaq shumë vitesh, të mund të organizojmë ceremoninë e varrimit dhe t’u japim lamtumirën e fundit, me nderimin që meritojnë.

Jemi në koordinim me institucionet kompetente dhe lutemi që sa më shpejt të kemi lajme edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes sonë.

Të pikëlluar,

Familja Mëziu!

mëziuviteshfamiljes

Të ngjashme

Pas 27 vitesh pritjeje e ankthi, identifikohet Salih Mëziu, një nga 10 të zhdukurit e familjes nga Marina e Skenderajt

Pas 27 vitesh pritjeje e ankthi, identifikohet Salih Mëziu, një nga 10 të zhdukurit e familjes nga Marina e Skenderajt

20:56

Më shumë nga Lajme

  • 18:32Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
  • 18:32Abdixhiku pret delegacionin francez, diskutojnë për forcimin e partneritetit dhe integrimin e Kosovës në BE
  • 18:24Protesta e studentëve, Krasniqi: Historia nuk mund të ndahet nga kujtesa e brezave
  • 18:23Katër ditë në kërkim, gjendet gruaja nga Kaçaniku
  • 18:22Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?