Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas ofertës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për ta, i cili ka thënë se ia voton ligjin për Gjykatën Speciale nëse ata zotohen se votojnë për President Glauk Konjufcën apo Feride Rushitin.

Ai për Kurtin ka thënë se ishte i dehur.

“Kryeministri i pit qorr, si pazarxhi, po e kushtëzon votën për ligjin që mbron historinë tonë të lavdishme për interesat e tij politike e autoritare. Kallxoni dikush që është kryeministër i Qeverisë së Kosovës, se mos po habitet. E pastaj kujtojani që ky ligj është për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, jo për partitë politike”, ka shkruar Lushtaku.