Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas urdhrit të Trump, Google Maps i ndryshon emrit liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

GD
Gazeta Demos30 gusht 2026 në 23:32
Pas urdhrit të Trump, Google Maps i ndryshon emrit liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

Google Maps ka ndryshuar emrin e “Liqenit Ontario” në “Liqeni Amerika” për përdoruesit amerikanë. Ndryshimi u bë për të pasqyruar urdhrin ekzekutiv të Presidentit amerikan Donald Trump për riemërtimin e liqenit.

Trump njoftoi të enjten se po ndryshonte emrin e liqenit më të vogël nga 5 Liqenet e Mëdha, pas mosmarrëveshjeve tregtare në rritje me Kanadanë që i ka shtyrë të dy vendet të vendosin tarifa reciproke në miliarda dollarë.

Urdhri i presidentit Trump duhet të pasqyrohet në Sistemin e Informacionit për Emrat Gjeografikë të SHBA-së (GNIS). Megjithatë vendimi i tij nuk ka ndonjë ndikim në konventat kanadeze të emërtimit ose në mënyrën se si pjesa tjetër e botës i referohet liqenit.

“Njerëzit që përdorin Maps në SHBA do të shohin si “Liqeni Amerika”, ata në Kanada do të vazhdojnë të shohin si “Liqeni Ontario” dhe ata jashtë SHBA-së dhe Kanadasë do t’i shohin të dy emrat”, – deklaroi Google në një postim të shtunën.

Kryeministri kanadez Mark Carney e hodhi poshtë menjëherë ndryshimin e emrit të liqenit. Guvernatorja demokrate Kathy Hochul e Nju Jorkut, e cila ndan një kufi të gjatë me Kanadanë, deklaroi se “Nju Jorku nuk do ta quajë më kështu”, ndërsa Phil Scott, guvernatori republikan i Vermontit fqinj, e quajti vendimin e Trump “të vogël dhe zhgënjyes” në mediat sociale.

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, zbuloi një tabelë të madhe buzë liqenit që shkruante “Liqeni Ontario: Tani dhe Gjithmonë”, si në anglisht ashtu edhe në frëngjisht. “Presidenti Trump mund ta quajë si të dojë, por mund t’ju ​​them se pjesa tjetër e botës do ta quajë gjithmonë Liqeni Ontario”, tha Ford

liqenittrumpliqeni

Të ngjashme

Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë

Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë

23:36
Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe

Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe

23:31
Trump: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet pritet të bien me ritme rekord

Trump: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet pritet të bien me ritme rekord

21:43
Trump përsërit pretendimet për Nobel: Kam zgjidhur tetë luftëra

Trump përsërit pretendimet për Nobel: Kam zgjidhur tetë luftëra

15:53

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve
  • 23:20“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula
  • 23:10Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit
  • 22:38​Detaje të reja për krimin e rëndë në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë
  • 22:30Përfundon operimi i personit që u plagos sot në Gjilan, nga QKUK japin detaje