Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Pati një problematikë”, si dyshohet se ndodhi aksidentin ku vdiqën tre kosovarë në Maqedoni, flet familjari i viktimës

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 18:20
“Pati një problematikë”, si dyshohet se ndodhi aksidentin ku vdiqën tre kosovarë në Maqedoni, flet familjari i viktimës

Tre qytetarët nga Vushtrria, të cilët ishin raportuar të zhdukur, janë gjetur të vdekur në një veturë të përmbysur në Maqedoninë e Veriut, në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit, afër kufirit me Kosovën.

Lidhur me këtë aksident tragjik ka folur Flamur Beqiri, familjar i njërit prej të aksidentuarve i cili ka kërkuar që të mos ketë spekulime dhe që rasti të trajtohet vetëm mbi bazën e informacioneve zyrtare.

Beqiri ka thënë se aktualisht ndodhet në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, duke falënderuar institucionet për mbështetjen dhe procedurat pas kësaj tragjedie.

“Momentalisht jam në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni. Shpreh falënderim për mbështetjen dhe procedurat e kësaj tragjedie. Në raportet e paraqitura para mediave janë raporte reale, një aksident trafiku me përmasa të mëdha tragjike. Në një moment të caktuar kam bërë apel që të mos ketë spekulime dhe të mos ketë protagonizëm për fatkeqësinë tonë”, ka deklaruar Beqiri në Dukagjin.

Ai ka bërë të ditur se, sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Maqedonisë së Veriut, problemi kryesor në atë segment rrugor lidhet me mungesën e sinjalistikës.

“Mbi bazën e informacioneve zyrtare nga Policia e Maqedonisë së Veriut, rezulton që aksi rrugor që vjen në Kosovë ka një problematikë për faktin se janë dy rrethrrotullime dhe mungon sinjalistika”, ka thënë ai.

Sipas Beqirit, viktima Ejupi, i cili jetonte në mërgatë, nuk kishte njohuri të mjaftueshme për rrugën ku po udhëtonte.

“Ejupi i ndjeri jeton në mërgatë, nuk ka pasur informacione të sakta. Është futur në rrugën që pretendohet të jetë autostrada e re për Kosovë, rrugë e cila nuk ka sinjalistikë. Shumë thjesht, nuk ka pasur informacione rreth rrugës dhe ka ndodhur aksidenti”, është shprehur familjari.

Beqiri ka shtuar se mungesa e sinjalistikës është një problem i njohur në rajon, por sipas tij, kjo nuk e përjashton përgjegjësinë institucionale.

“Mbi bazën e informacioneve, me Ballkan jemi të njohur për mungesën e sinjalistikës. Por përgjegjësia ekziston, realisht. Nuk mund të mohohet si fakt”, ka deklaruar ai

Tre viktimat nga Vushtrria u gjetën pas kërkimeve, ndërsa autoritetet maqedonase po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare