Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 15:14
PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar qytetarët, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së për pjesëmarrjen në protestat e zhvilluara gjatë tri javëve të fundit në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.

Përmes një reagimi, PDK-ja ka thënë se protestat u zhvilluan në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit në Hagë dhe në mbështetje të kërkesës për votimin e ligjit të iniciuar nga kjo parti, i cili, sipas PDK-së, synon mbrojtjen e historisë së luftës së UÇK-së.

“Zëri dhe qëndresa juaj u bënë forcë për përmbushjen e kësaj kërkese të drejtë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia ka shprehur gjithashtu solidaritet me personat që janë lënduar gjatë protestave, duke u uruar atyre shërim të shpejtë.

Në mesin e të lënduarve, PDK-ja ka përmendur edhe ish-deputetin dhe veteranin e UÇK-së, Gazmend Bytyqi, për të cilin pretendon se është dhunuar gjatë protestave.

Sipas PDK-së, Bytyqi tashmë e ka paraqitur rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës.

“U bëjmë thirrje edhe të gjithë qytetarëve të tjerë që konsiderojnë se ndaj tyre janë përdorur masa joproporcionale gjatë protestave, që t’i paraqesin ankesat e tyre në Inspektoratin Policor të Kosovës”, thuhet në reagim.

PDK-ja ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të hetojnë në mënyrë të paanshme çdo rast të raportuar për tejkalim të autorizimeve dhe përdorim të pajustifikueshëm të dhunës nga zyrtarët policorë gjatë protestave.

Në të njëjtën kohë, partia ka theksuar se mbështet Policinë e Kosovës dhe punën e saj në shërbim të qytetarëve.

“PDK-ja është krenare me Policinë e Kosovës dhe përkushtimin e saj në shërbim të qytetarëve. Pikërisht për ta mbrojtur profesionalizmin dhe besimin në këtë institucion, çdo shkelje individuale duhet të trajtohet dhe përgjegjësia të përcaktohet”, thuhet në reagim.

kosovësdhunësprotestave

Të ngjashme

Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

16:01
Personalitete të shumta shtetërore në inaugurimin e Presidentes Justina Shiroka-Pula

Personalitete të shumta shtetërore në inaugurimin e Presidentes Justina Shiroka-Pula

15:49
Bashkësia Islame uron Justina Shiroka-Pulën, Tërnava: Zoti ju dhëntë forcë e urtësi

Bashkësia Islame uron Justina Shiroka-Pulën, Tërnava: Zoti ju dhëntë forcë e urtësi

15:13
BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

13:51

Më shumë nga Lajme

  • 16:17Kurti pas inaugurimit të Shiroka-Pulës: Kemi Presidente të re – lajmi më i gëzuar jo vetëm i tetorit
  • 16:10Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi
  • 16:09Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes
  • 16:04Sulmuan gazetarët, një i dyshuar ndalohet për 48 orë
  • 16:03A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Deklarohet Hamza