Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë nesër nga ora 11:00

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 20:53
PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë nesër nga ora 11:00

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nëpërmjet Vlora Çitakut i ka dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive Avni Deharit, që të respektojë rregulloret dhe obligimet e tij kushtetuese për ta thirrur seancën më 1 shtator nga ora 11:00.Në letër thuhet se “jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet”.

Letra e plotë:I nderuar z. Dehari,

Në cilësinë tuaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, në përputhje me Nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në emër të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që, më 01 shtator 2026, në ora 11.00, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive, ashtu siç kërkohet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.

Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.Prandaj, duke e thirrur vazhdimin e seancës konstituive, ju keni mundësinë dhe detyrimin që të parandaloni një shkelje të radhës dhe të mundësoni vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë.

Për këtë arsye, ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive më 01 shtator 2026, në ora 11.00, dhe të mundësoni ushtrimin e mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës.Me respekt,

Vlora ÇitakuDeputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës

deharitkosovësseancës

Të ngjashme

Shpëtohen dy alpinistë çekë mes Kosovës dhe RMV’së – detaje se çfarë iu ndodhi në mbi 2500 metra lartësi

Shpëtohen dy alpinistë çekë mes Kosovës dhe RMV’së – detaje se çfarë iu ndodhi në mbi 2500 metra lartësi

08:15
Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?

Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?

23:19
Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja

Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja

22:55
Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj

Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj

14:36

Më shumë nga Lajme

  • 08:54Ndalohen mallra të padeklaruara në autobusin që po vinte nga Turqia në Kosovë
  • 08:48Detaje të reja për rastin e vrasjes së 29 vjeçarit në fshatin Pogragjë të Gjilanit
  • 08:36Përmbytjet e rrëmbyeshme në Nepal: Pesë persona të zhdukur, 95 të shpëtuar
  • 08:36Tre të vrarë dhe një i plagosur për dy ditë në Gjilan, Hyseni thërret sot mbledhje urgjente
  • 08:23Beteja për krerët e UÇK-së vazhdon në Apel, 27 nëntori afati për kundërshtimin e aktgjykimit