Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyqi: Autorët të marrin dënimin e merituar

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 14:42
PDK kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyqi: Autorët të marrin dënimin e merituar

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi në 26-vjetorin e ekzekutimit të tyre nga shteti serb.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kjo parti thotë se vëllezërit Bytyqi janë mishërimi i atdhedashurisë së pastër.

Tutje, në PDK thotë se Kosova dhe institucionet e saj kanë një detyrë të pazëvendësueshme: të mos ndalen kurrë në kërkim të drejtësisë, derisa autorët e këtij krimi shtetëror të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

“Në 26-vjetorin e ekzekutimit të tyre nga shteti serb – me paramendim dhe gjakftohtësi shtetërore – kujtojmë me nderim të thellë tre heronj, tre vëllezër: Mehmet, Agron dhe Yll Bytyqi.

Vëllezërit Bytyqi janë mishërimi i atdhedashurisë së pastër. Me bekimin e prindërve, ata lanë pas jetën e qetë dhe të sigurt në SHBA, për të marrë rrugën e lavdisë në çlirimin e Kosovës, aty ku liria u thërriste.

Si pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku” në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata dhanë kontribut të jashtëzakonshëm dhe patën fatin ta përjetojnë çlirimin – por jo pa e paguar çmimin më të rëndë.

Populli i Kosovës do të mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj familjes Bytyqi për sakrificën e pashoqe. Ndërsa Kosova dhe institucionet e saj kanë një detyrë të pazëvendësueshme: të mos ndalen kurrë në kërkim të drejtësisë, derisa autorët e këtij krimi shtetëror të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Lavdi e përjetshme Mehmetit, Agronit dhe Yllit!”, përfundon postimi.

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Rama reagon pas protestës: Mos e urdhëroni policinë kundër popullit
  • 12:30PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën
  • 12:28S'e votuan ligjin për Specialen, ragon Abdixhiku: Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde
  • 12:19Ndalimet gjatë protestës: OVL UÇK kërkon lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt
  • 12:16Veteranët i reagojnë ashpër Kurtit e Sveçlës: E goditën UÇK-në me uniformën e shtetit