Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK ngre alarmin te përfaqësuesja amerikane: Vendimi i Gjykatës Komerciale dëmton taksapaguesit

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 15:02
PDK ngre alarmin te përfaqësuesja amerikane: Vendimi i Gjykatës Komerciale dëmton taksapaguesit

Në takimin e mbajtur dje ndërmjet Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në të cilin ishte i pranishëm edhe deputeti Abelard Tahiri, u ngrit me shqetësim çështja e vendimit të fundit të Gjykatës Komerciale që, sipas PDK-së, dëmton rëndë interesin publik.

“Z. Krasniqi dhe unë shprehëm shqetësimin e PDK-së lidhur me gjendjen e gjyqësorit në Kosovë, veçanërisht për vendimin e Gjykatës Komerciale për të detyruar Ndërmarrjen Publike Banesore që të përmbushë një kontratë në favor të një konsorciumi të kompanive private, megjithëse afati ligjor për zbatimin e saj kishte skaduar,” deklaroi deputeti Tahiri.

Sipas tij, ky vendim jo vetëm që bie ndesh me ligjin, por godet drejtpërdrejt interesin publik dhe taksapaguesit e Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim të angazhohet pro bono për të kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit, përmes avokatit Faton Fetahu dhe ekipit të juristëve të partisë.

“Përkushtimi ynë për mbrojtjen e interesit publik dhe të drejtave të qytetarëve do të mbetet i palëkundur,” përfundoi Tahiri.

Ditë më parë, Tahiri kishte thënë se Gjykata Komerciale, e themeluar nga Albulena Haxhiu dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vendosur që të dëmtojë interesin publik duke pasuruar një kompani private në dëm të interesit të përgjithshëm dhe taksapaguesve të Republikës së Kosovës.

Gjykata Komerciale, pas shqyrtimit të padisë së një konsorciumi të kompanive private, të cilat kishin kontratë me Ndërmarrjen Publike Banesore për ndërtimin e përbashkët të mbi 60 mijë metrave katrorë, ka vendosur në mënyrë të kundërligjshme dhe të pashembullt që ta detyrojë Ndërmarrjen Publike Banesore të përmbushë një kontratë, afati ligjor i zbatimit të së cilës kishte skaduar.

Kjo kontratë e dëmshme ishte lidhur në mandatin e dytë qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë (2017-2021) e të cilën, PDK, jo vetëm se e ka kundështuar por edhe në rrugë ligjore e kemi kërkuar anulimin e saj.

Edhe pse kërkesëpadia e këtij konsorciumi privat kishte si kërkesë të parë përmbushjen e kontratës dhe si kërkesë të dytë kompensimin e dëmit material dhe fitimit të humbur në vlerë prej mbi 36 milionë euro, Gjykata Komerciale e Kosovës as nuk e refuzoi kërkesën për kompensim të dëmit, por e detyroi Ndërmarrjen Publike Banesore të përmbushte një kontratë, zbatimi i së cilës asnjëherë nuk kishte filluar. Si rrjedhojë, vendimi i gjykatës për të përcaktuar një detyrim për përmbushjen e saj ishte i pabazë dhe i kundërligjshëm.

Më shumë nga Lajme

  • 21:28Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
  • 21:17BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
  • 21:16“Mos merrni drogë”- Daut Haradinaj publikon një video me fermerin që publikoi dokumentin për vajzën e deputetes së VV’së
  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 21:03Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë