Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë me 483 vota pro

GD
Gazeta Demos17 qershor 2026 në 14:38
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë me 483 vota pro

Parlamenti Europian ka miratuar sot në 17 qershor raportin e progresit për Shqipërinë me 483 vota pro.

Ndërsa, raporti ka marrë po ashtu 103 vota kundër dhe 70 vota “abstenim”.

Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian Andreas Schieder në fjalimin e tij të mbajtur në Parlamentin Europian tha se objektivi i Shqipërisë mbetet, që vendi të integrohet në BE brenda vitit 2030.

“Shqipëria ka si objektiv që të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030. Gjithashtu, objektivi është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027.

Më shumë se 90 përqind e qytetarëve të Shqipërisë e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian”, ka thënë Schieder. Ai ka shtuar se Shqipëria si një shtet kandidat ka ndjekur hapat e nevojshëm.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku janë diskutuar raportet e hartuara rreth shteteve ballkanike, raportuesi për vendin tonë Andreas Schieder vlerësoi progresin e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria është tashmë një hap përpara në Bashkimin Evropian, sepse gjëja e veçantë, që mund të thuhet për të, madje receta e suksesit, është fakti se më shumë se 90% e popullsisë e mbështesin anëtarësimin në BE dhe spektri politik po ashtu e mbështet. Qëllimi duket të jetë që negociatat e anëtarësimit të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, ky të mos jetë një ëndërr, por një perspektivë realiste.

Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e saj të jashtëzakonshëm ndaj integrimit evropian sepse të gjithë grupkapitujt e negociatave u hapën në 13 muaj. Kjo tregon gjithashtu se ky vullnet politik për reforma po jep rezultate”, tha Andreas Schieder.

Duke folur për sfidat e ardhshme, ai theksoi se zgjerimi nënkupton mbi të gjitha zbatimin e reformave afatgjata që forcojnë shtetin e së drejtës, drejtësinë sociale dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Edhe Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos shprehu besimin se Mali i Zi dhe Shqipëria si shtete pararojë nga rajoni ynë mund të jenë anëtarët e ardhshme të BE-së.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media