Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Peci: Donika Gërvalla do të jetë Ministre e Drejtësisë

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 20:58
Peci: Donika Gërvalla do të jetë Ministre e Drejtësisë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherit Kryetar i partisë “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se kjo parti do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë “Kurti 3”

Peci zbuloi se Donika Gërvalla do të jetë Ministre e Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministre.

Gërvalla ka qenë e paraparë për këtë pozitë edhe në dy qeveritë që nuk ishin votuar në Kuvend, me mandatarë Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

“Ne e kemi njëfarë dakordimi në parim. Në prezentimin e kabinetit të ri në përpjekje, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë. Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër, por që nuk dihet cila do të jetë ajo”, u shpreh Peci.

Ai tha po ashtu se Guxo do t’i ketë 8 deputetë.

Sipas tij, në vitin 2021, nga kampi i VV-së nuk ka pasur gatishmëri që Guxo t’i ketë dy ministri.

“Arsyeja pse më 2021 Guxo e ka marrë ministrinë e dytë, ka qenë emri im. Tash unë e di që ka qenë edhe një eksponent i VV-së aty në listë që ka qenë i pakënaqur që në moment të fundit nuk ka përfunduar ministër, gjë të cilën unë e kam kuptuar pas rreth dy vitesh. Por unë s’kam qenë as fajtor e as shkaktar i kësaj”, deklaroi ai në Klan Kosova

Donika Gervalla

Më shumë nga Lajme

  • 13:12Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”
  • 13:11“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit
  • 12:54Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës
  • 12:516 ditë afat për presidentin, Kurti: Nuk kemi emër të ri, por jam optimist që do t’ia dalim
  • 12:40Kurti: Aktgjykimi i Speciales ka tri defekte kapitale, duhet të korrigjohen në Apel