Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Peci viziton gërmimet në Kalludër: Kosova ende i ka varret e hapura e plagën që kullon

GD
Gazeta Demos9 gusht 2026 në 17:55
Peci viziton gërmimet në Kalludër: Kosova ende i ka varret e hapura e plagën që kullon

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka vizituar gërmimet që po zhvillohen në Kalludër të Zubin Potokut, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Peci, përmes një postimi, ka theksuar dhimbjen e familjeve që prej gati tri dekadash presin të zbardhet fati i më të dashurve të tyre.

“Kosova ende i ka varret e hapura e plagën që kullon, e Serbia gjenocidale as kërkim falje nuk kërkon”, ka shkruar Peci.

Ai ka kujtuar veçanërisht vuajtjet e Mitrovicës, duke thënë se kjo pjesë e Kosovës e ka paguar një çmim të lartë për lirinë.

“Për një çerek shekulli, Mitrovica më së shtrenjti e pagoi çmimin e lirisë. Nga antikiteti jemi në veri, aty ku varrezat shqiptare dëshmojnë praninë dhe historinë tonë në këto troje. Ka kaluar kaq shumë kohë për t’u adresuar çdo plagë e jona. Të vërtetën nuk e fsheh asgjë, gjaku nuk humbet, e as dheu nuk lejon mbulimin e krimit.

Për afër 3 dekada vuajtje, pritje, dhimbje e kërkim, për familjarët e të pagjeturve që jetuan me pikëllimin dhe shpresën se një ditë do të mund të vendosin lule mbi varrezat e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Peci

pecigërmimetkalludër

Të ngjashme

Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut

Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut

12:07

Më shumë nga Lajme

  • 19:03A ka pritje në pikat kufitare?
  • 18:57Arrestohet 41-vjeçari në Jarinje për falsifikim të dokumenteve, gjatë bastisjes i gjenden 45 fishekë
  • 18:53Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë
  • 18:50​Refuzimi i PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, a do të zhvillohet takimi i thirrur nga Haxhiu?
  • 18:43“Kurti po i shmanget Kuvendit”, Mustafa: Duhet të heqë dorë nga bllokada