Sot është shënuar një moment i veçantë për familjen dhe bashkëluftëtarët e Mark Shalës, i cili ka festuar ditëlindjen e tij, njëkohësisht edhe pensionimin.

Kjo u bë e ditur nga familjari i tij Pjetëri i cili vlerësoi lart kontributin e Mark Shalës, duke e cilësuar si një nga njerëzit që dhanë shumë për lirinë që gëzohet sot.

”Sot, festuam ditëlindjen dhe njëkohësisht pensionimin e moshes, heroit tonë, axhes MARK SHALA, qe ishte një nga kontribitdhënesit në luftën e UÇK-së dhe për lirinë qe ne sot po gëzojmë !🇦🇱”, shkroi ai.