Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pentagoni ndryshon kurs: Komandë e re për luftën me robotë e dronë, Musk angazhohet për ushtrinë e së ardhmes

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 19:30
Pentagoni ndryshon kurs: Komandë e re për luftën me robotë e dronë, Musk angazhohet për ushtrinë e së ardhmes

Ushtria amerikane po përgatitet për ndryshime të mëdha, nga krijimi i një komande të posaçme për luftën autonome dhe robotike, deri te përfshirja e Elon Musk në një projekt për të konceptuar mënyrën se si SHBA-ja do t’i zhvillojë luftërat e së ardhmes.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka prezantuar një seri ndryshimesh për ushtrinë amerikane gjatë fjalimit të tij “State of the Force” në bazën e Trupave Detare në Quantico të Virginias.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është krijimi i “Autonomous Warfare Command” – AutoWarCom, një komandë ushtarake me katër yje që do të fokusohet te lufta autonome, robotika dhe përdorimi i dronëve.

Sipas planit të prezantuar nga Hegseth, komanda e re do të ketë kompetenca mbi personelin, buxhetin dhe prokurimin, si dhe do të krijojë rrugë të posaçme karriere për ushtarakët që punojnë me këto teknologji.

Pentagoni synon që komanda të krijohet deri më 1 tetor 2027, por për realizimin e saj do të nevojitet edhe bashkëpunimi me Kongresin amerikan.

Musk përfshihet në projektin për luftërat e së ardhmes

Një tjetër nismë e prezantuar nga Hegseth është “Project Meridian”, një projekt që synon të analizojë se si mund të duket lufta e së ardhmes dhe çfarë teknologjish duhet të zhvillojë ushtria amerikane.

Në projekt do të përfshihen Elon Musk, ish-kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich dhe Palmer Luckey, bashkëthemelues i kompanisë së teknologjisë së mbrojtjes Anduril.

Grupit i është dhënë një afat prej 120 ditësh për të paraqitur rekomandimet e tij.

Tom Nichols, në një analizë për “The Atlantic”, – përcjell Reporteri.net, – vëren se ushtria amerikane prej kohësh bashkëpunon me kompani të mbrojtjes, institute kërkimore dhe akademikë për të analizuar luftën e së ardhmes. Ai vë në pikëpyetje mënyrën se si është konceptuar projekti dhe përzgjedhjen e disa prej personave që do ta drejtojnë atë.

20 për qind më pak gjeneralë dhe admiralë

Hegseth ka paralajmëruar gjithashtu reduktimin me 20 për qind të numrit të gjeneralëve dhe admiralëve të ushtrisë amerikane.

Sekretari i Mbrojtjes e ka paraqitur masën si pjesë të përpjekjes për të reduktuar burokracinë dhe për të rritur përgjegjshmërinë brenda Pentagonit.

Nichols shkruan se shqetësimi për numrin e madh të oficerëve të rangut të lartë nuk është i ri dhe se edhe Kongresi kishte ndërmarrë më herët masa për reduktimin e tyre.

Megjithatë, autori i “The Atlantic” ngre shqetësimin se mënyra se si Hegseth flet për largimin e gjeneralëve mund ta zhvendosë procesin nga ristrukturimi administrativ drejt çështjes së besnikërisë politike.

“FORTRESS America” – bazat ushtarake të afta të funksionojnë vetë

Hegseth prezantoi edhe projektin “FORTRESS America”, që synon të rrisë aftësinë e bazave kryesore amerikane për të funksionuar në mënyrë të pavarur në rast të një sulmi apo ndërprerjeje të furnizimeve.

Plani përfshin rritjen e sigurisë energjetike dhe zvogëlimin e varësisë së bazave nga zinxhirët e jashtëm të furnizimit.

Sekretari i Mbrojtjes ka paralajmëruar gjithashtu ndërtimin e një baze të re ushtarake amerikane – e para e këtij lloji pas disa dekadash – ndërsa shtetet amerikane pritet të konkurrojnë për ta pritur atë.

Edhe një Zyrë për Çështjet Fetare në Pentagon

Në mesin e nismave është edhe krijimi i një Zyre për Çështjet Fetare, e cila do t’i raportojë drejtpërdrejt sekretarit të Mbrojtjes.

Hegseth paralajmëroi gjithashtu programe të reja ushtarake në disa universitete amerikane.

Fjalimi përmbante edhe mesazhe kundër programeve të diversitetit dhe politikave që Hegseth dhe administrata Trump i përshkruajnë si pjesë të kulturës “woke” në ushtri, përcjell Reporteri.net.

“The Atlantic” kritik ndaj Hegseth

Analiza e Tom Nichols në “The Atlantic” është kritike ndaj sekretarit amerikan të Mbrojtjes.

Nichols pranon se disa prej çështjeve të ngritura nga Hegseth – përfshirë reduktimin e burokracisë ushtarake dhe rëndësinë gjithnjë më të madhe të armëve autonome – meritojnë vëmendje.

Por ai argumenton se këto ide u ndërthurën në fjalim me retorikë politike, sulme ndaj mediave dhe universiteteve dhe propozime për të cilat, sipas tij, mungojnë detajet e zbatimit.

Pavarësisht debatit politik rreth mënyrës së prezantimit të tyre, disa prej njoftimeve të Hegseth tregojnë një drejtim të rëndësishëm për transformimin e ushtrisë amerikane: dronët, robotika dhe sistemet autonome po vendosen gjithnjë e më shumë në qendër të planifikimit të luftës së ardhshme.

muskardhmespentagoni

Më shumë nga Lajme

  • 20:22Çitaku, Kurtit: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për fjalë boshe
  • 20:21I dëmtuari thotë se i dërgoi Shehollit rreth 200 mijë euro pas shantazhit për publikimin e një videoje
  • 19:55Wesley Clark “shpërthen” ndaj Gjykatës Speciale: Mjaft më, ktheni Thaçin dhe të tjerët në Kosovë
  • 19:55Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje
  • 19:54Abdixhiku takon Hofreiterin, diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës