Bankat e shkollave po mbesin gjithnjë e më bosh.
Nga viti në vit, numri i nxënësve në Kosovë po shënon rënie.
Shifrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se për gjashtë vitet e fundit, sistemit arsimor i janë larguar rreth 35 mijë nxënës.
Njohësit e Arsimit thonë se pas këtij trendi nuk qëndron vetëm migrimi i familjeve, por edhe mungesa e besimit në cilësinë e arsimit që ofrohet në vend.
“Pasoja kryesore sipas meje është sistemi i Edukimit, nuk është i mirëfilltë, nuk i përgatit nxënësit siç duhet, dhe prindërit po kërkojnë mundësi jashtë. Unë vetë jam shembull, jam rrit jashtë vendit, në Amerikë, dhe jam kthy në Kosovë para 8 vitesh, dhe arsyeja pse është largu familja jem është Arsimi dhe mundësia për me pas sukses në të ardhmen”, ka deklaruar Egzon Gashi, njohës i Arsimit për Dukagjini.
Ndër faktorët që çoi në uljen e numrit të nxënësve po konsiderohet edhe rënia e natalitet në vend.
