Plumbat kishin veç një target. Agron Hajdarin që e lanë edhe të vdekur në vend natën e së mërkurës në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, para një blloku banesor ku qëndronte zakonisht, veç pak metra larg shtëpisë së tij.
Ekipet emergjente mjekësore konstatuan menjëherë vdekjen e 30-vjeçarit në të cilin A.P. dyshohet që gjuajti tre fishekë.
Si pasojë viktima mori plagë të rënda në kokë, gjoks dhe shpinë. Derisa, dorasi që dyshohet të ketë qenë i maskuar kur kreu aktin u arratis.
E dëshmitë për këtë krim nuk janë të pakta.
