Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Për dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 12:35
Për dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

Brenda vetëm dy orëve, ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë zbuluar gjashtë lidhje ilegale në Hajvali.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha lidhjet e konstatuara janë shkyçur menjëherë nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa rastet janë duke u përgatitur për t’u proceduar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

KRU “Prishtina” thekson se lidhjet ilegale përbëjnë vjedhje të ujit dhe dëmtojnë funksionimin e sistemit të furnizimit. Ato, sipas kompanisë, ndikojnë në uljen e presionit të ujit dhe rrezikojnë furnizimin e rregullt për qytetarët që respektojnë rregullat dhe kryejnë pagesat e rregullta.

Kompania ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke theksuar se çdo lidhje ilegale do të zbulohet, do të shkyçet dhe do të trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.

KRU "Prishtina"

Më shumë nga Lajme

  • 23:16Ahmeti: PDK-ja nuk veproi kokë më vete për tërheqjen e ligjit, mendoj se kërkesa erdhi nga Haga
  • 23:06Policia në veri parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra
  • 23:04Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohen Muhaxheri e 4 zyrtarë të QPS-së në Pejë
  • 22:46Detaje të reja, rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi
  • 22:22Dalin pamje të papublikuara nga sulmi në Banjskë: Si u bllokua rruga dhe lëvizjet e terroristëve serbë