Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, si rrallë herë ka folur për njërën nga temat ku u shumëpërfol emri i tij.
Me tu konfirmuar rikthimi i tij në plotikë, aty ku shërbeu për vite me radhë, shumë nga qytetarët e Lipjanit patën interesim se kush e shtyu Bujën të rikthehet që ta marr drejtimin e Lipjanit.
Përveç dëshirës së tij për ta çuar vendin përpara, Buja tregoi se për rikthimin e tij insistuan bashkluftëtarët e njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës.
Mirëpo, ndoshta arsyen më të fort e tha në fund, “dhe është një nga porositë e bashkëluftëtarëve që po vuajnë në burgjet e Hagës”, tha ai.
“Është një degradim tepër i madh urban, është një moszhvillim i Lipjanit, është një ngecje tepër e madhe në të gjitha fshatrat, me shumë pasoja që i ka për 12 vjet të kësaj qeverisje dhe realisht insistimi i shumë bashkëluftëtarëve të mijë pas luftës, i njerëzve që e udhëheqin partinë, në veçanti udhëheqja e degës së partisë dhe e qendrës së partisë kanë bërë që unë të rikthehem si kandidat. Dhe është një nga porositë e bashkëluftëtarëve që po vuajnë në burgjet e Hagës”, deklaron Buja.