Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Për keqardhje”, dyshohet se ushtari i FSK-së braktisi ushtrinë pas trajnimit në ShBA

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 09:49
“Për keqardhje”, dyshohet se ushtari i FSK-së braktisi ushtrinë pas trajnimit në ShBA

Një ushtar i FSK-së, nuk është kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve, i njëjti ka vendosur të qëndrojë ilegalisht tek familjarët e tij në Amerikë, gjë që e konfirmon edhe eksperti i sigurisë Bedri Elezi për “Ora Shtatë”.

E sipas burimeve të ATV-së, ushtarit kosovar iu është kthyer vetëm një uniformë nga trajnimi. Dyshohet se vendimi i tij lidhet me kushtet e vështira ekonomike dhe dëshirën për një jetë më të mirë në ShBA.

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Arben Dashevci thotë se lëshimi i FSK-së nga ushtarët e saj, është pasqyrë e keqe, e madje për keqardhje.

“Nëse e shikojmë në aspektin e përgjithshëm shumë ushtarë e kanë lëshuar Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe është për të ardhur keq, sepse kanë qenë edhe ushtarë të njësive elite, gjithashtu edhe të policisë, gjithashtu dhe të agjencioneve të tjera. Kjo është për të ardhur keq sepse ti po investon në ata ushtarë, apo në ata organizma të sigurisë, dhe ta lëshojë ty një ushtar elitë, ai kushton, dhe kush humb këtu, humb shteti në përgjithësi. Është pasqyrë e keqe”, tha Dashevci.

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet