Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 20 patentëshoferë gjatë javës së kaluar, nga 14 deri më 20 shtator 2026.
Sipas njoftimit të policisë, masat janë ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, prej tyre:
9 aksidente me lëndime trupore, ku janë lënduar 13 persona.
21 aksidente me dëme materiale.
