Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 476 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë shoferë.
Po ashtu janë raportuar 39 aksidente.

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 476 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë shoferë.
Po ashtu janë raportuar 39 aksidente.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Gjatë javës së kaluar, nga data 24-30.11.2025, janë shqiptuar 1. 476 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 39 aksidente, nga të cilat: – 21 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 24 persona – 18 aksidente me dëme materiale” .
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: – Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.”