Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për vrasjen që ka ndodhur në lagjen “Kolovica” në Prishtinë ndaj Egzon Hazirit dhe kalimtares së rastit Zejnie Gashi, më 26 mars të vitit 2024.
Njëri nga të pandehurit është në masën e paraburgimit, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.
“Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘Butrinti’, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje dhe vetëdije vejnë në rrezik jetën e personave të tjerë.”
