Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar të dhënat nga numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit për komunën e Mitrovicës.
Sipas përditësimit të bërë në ora 22:45, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës po vazhdon të prijë me 49.71 për qind nga 78.1 për qind e kutive të numëruara.
Në vendin e dytë është Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje me 46.12 për qind, teksa në vendin e tretë është Gëzim Plakolli i LDK-së me vetëm 3.41%.
