Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfshihen nga flakët kodrat në Shkodër, rrezikohen banesat

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 17:22
Përfshihen nga flakët kodrat në Shkodër, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke vënë në rrezik edhe banesat pranë vatrës së zjarrit.

Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqet me bimësi. Për izolimin dhe shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri, me një helikopter, raporton abcnews.

Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër, së bashku me efektivët përkatës, si dhe një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në operacion marrin pjesë gjithashtu strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor dhe përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë.

Falë ndërhyrjes së forcave në terren, deri tani janë mbrojtur 15 banesa, duke shmangur rrezikun për familjet që jetojnë në zonë.

Operacioni për shuarjen e flakëve vijon edhe me mbështetjen e një mjeti zjarrfikës të Repartit Ushtarak Vau i Dejës, në koordinim me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Forcat në terren po punojnë për izolimin e plotë të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara

shkodërflakëtkodrat

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Seanca konstituive me 9 shtator, Kryeziu: Këto janë veç afate politike, afati kushtetues ka qenë me 7 gusht!
  • 17:22Rrëzohet një avion në Greqi
  • 17:13Syla: Pamjet e ceremonisë shtetërore për Mlladiqin duhet t’i shohin gjyqtarët e Hagës që po i gjykojnë çlirimtarët tanë
  • 17:06KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në kampin “Sparta” në Deçan
  • 17:02Reagon Pacolli për pronën e UP-së: Mbi 68 ari mbrohen nga tjetërsimi