Një person është lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një dhomë të ndalimit në Stacionin Policor të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të këtij qyteti, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 07:20, në Stacionin Policor në Pejë, është përfshirë nga zjarri një dhomë e ndalimit, si pasojë e këtij rasti një person ka pësuar lëndime te lehta trupore i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrëfiksëve”, tha ai.