Një person i lindur në vitin 1978, i plagosur me armë zjarri në Livoç të Gjilanit ku ka ndodhur sot vrasja e dyfishtë, i është nënshtruar një operacioni në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve mjekësore, pacienti është dërguar në sallën operative.
Sipas tij, trajtimi është kryer nga ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.
