Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përhapet gripi i shpezëve në Hungari, Kosova ndalon importin

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 10:45
Përhapet gripi i shpezëve në Hungari, Kosova ndalon importin

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Raportin e Komisionit Evropian, ka njoftuar se në shtetin e Hungarisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza, e njohur si Gripi i Shpezëve.

Pas kësaj, kjo agjenci ka njoftuar se është ndalur importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Hungarisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 kilometra larg zonave të prekura.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (ËOAH) dhe Raportin e Komisionit Evropian, të datës 04.11.2025, njofton se në shtetin e Hungarisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në fermat komerciale dhe në shpezët e egra në njësitë adminisytrative Jasz, Nagykun dhe Szolnok të shtetit të Hungarisë”.

“Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV)”, ka njoftuar AUV-i.

Më shumë nga Lajme

  • 19:32Bajrami për vendimin e Speciales: Është dënuar shteti i Kosovës, katërshja e UÇK’së kanë marrë një dënim shumë të madh
  • 19:29Hoxhaj: Masakra në Abri, një nga ngjarjet më të tmerrshme të luftës në Kosovë
  • 19:11Protestë në Goteborg të Suedisë në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë
  • 18:41E rëndë: Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lutogllav të Prizrenit
  • 18:4010 ditë afat për t’i evituar zgjedhjet, PDK e gatshme t’i ‘‘përshtatë’’ qëndrimet për Presidentin, VV deklarativisht për ‘‘emër konsensual’’