Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Përleshja në Veternik, arrestohen 8 persona

GD
Gazeta Demos27 shtator 2026 në 08:39
Përleshja në Veternik, arrestohen 8 persona

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Veternikut, në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 04:39, prapa një lokali. Gjatë përleshjes, njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka përdorur armë zjarri dhe ka qëlluar një person, duke e plagosur, ndërsa një tjetër dyshohet se ka përdorur thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër.

Të dy personave të lënduar u është ofruar ndihma mjekësore dhe ata janë duke u trajtuar.

Gjatë veprimeve policore në vendin e ngjarjes dhe nga personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar disa prova materiale, përfshirë një pistoletë, tri gëzhoja, dy fishekë, dy predha, një thikë, një çelës metalik dhe një veturë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tetë persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE  E RËNDË NË TENTATIVË & POSEDIM ILEGAL I ARMËS & SULM & PJESËMARRJE NË RRAHJE/Veternik, Prishtinë / 26.09.2026 – 04:39. Është raportuar se mbrapa një lokali në Prishtinë pas një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë (m/k), njëri  prej tyre  ka qëlluar -plagosur një nga të dyshuarit, ndërsa i dyshuari tjetër ka përdorur një mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar lëndime trupore.  Dy të dyshuarve (të lënduarve)  ju është ofruar ndihma mjekësore  dhe të njëjtit gjenden nën tretman mjekësor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes dhe nga personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë- pistoletë, 3 gëzhoja, 2 fishekë, 2 predha, 1 thikë, 1 çelës metalik dhe  një veturë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit (tetë) janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

personaveternikpërleshja

Të ngjashme

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

18:23
Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona

12:08

Më shumë nga Lajme

  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike
  • 22:04Gjini: Nënë Ferdonija tregon të vërtetën e pastër të popullit tonë
  • 22:01Zbardhja e fatit të të zhdukurve, detyrim shtetëror
  • 21:49Hoxhaj nga protesta: Një popull i bashkuar rreth lirisë së vet nuk mund të mposhtet