Dy persona janë arrestuar pasditen e djeshme, në Fushë-Kosovë, njëri prej tyre i mitur, pasi dyshohet se gjatë një përleshjeje kishin sulmuar fizikisht dy persona të tjerë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, sipas raportit të Policisë.

“Ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.