Një incident është raportuar të enjten në Gllogoc, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një tjetër, i cili sipas informacioneve fillestare të Policisë, mund të ketë pasur edhe një armë të tipit pistoletë.
Sipas raportit 24-orësh, Policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së informatës dhe ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar dhe takuar të dyshuarin.
