Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një tubim madhështor në Cerrcën e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.
Në fjalën e tij, Ferati tha se Cerrca dhe Lubozhda kanë dëshmuar ndër vite besën e tyre ndaj LDK-së, duke theksuar se përkrahja dhe entuziazmi i banorëve nuk kanë munguar asnjëherë.
Ai kujtoi se ky vend mban një simbolikë të veçantë, pasi është edhe vendlindja e Haki Rugovës.
