Komuna e Ferizajt ka njoftuar se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të territorit të komunës, me theks të veçantë në fshatrat Dardani dhe Zllatar.
Sipas autoriteteve komunale, ekipet e emergjencave dhe shërbimeve publike janë duke vepruar në terren me kapacitet të plotë për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar.
“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në disa zona të territorit të Ferizajt ka pasur vërshime, me theks të veçantë në fshatrat Dardani dhe Zllatar, për të cilën gjendje, ekipet e emergjencave dhe shërbimeve publike janë në terren dhe me gjithë kapacitetin e tyre po angazhohen në tejkalimin e situatës”, thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se deri më tani janë evidentuar dëme në ekonomi familjare, kultura bujqësore dhe infrastrukturë publike.
